Sport

⚽️ Më në fund flet Donnarumma: Dua të luaj për këtë skuadër (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 12 June 2017

Gianluigi Donnarumma ka thënë se dëshira e tij është që të qëndrojë në Milan.

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma ka thënë se dëshira e tij është që të qëndrojë në Milan dhe tashmë është duke kërkuar të blejë shtëpi.

E ardhmja e lojtarit nuk kishte qenë e sigurt, për shkak të interesimit të shumë skuadrave të mëdha, por tani ai duket i vendosur për të qëndruar në San Siro.

“Të gjithë e dinë se dëshira ime është për të qëndruar në Milan. Jam duke kërkuar për një shtëpi në qytet për familjen time”, tha Donnarumma për GQ.

-Advertisement-

“Unë jam i qetë. Të gjitha palët e përfshira e dinë vendimin tim. Jam shumë mirë me këto ngjyra”.

Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018 dhe kjo kishte bërë që skuadrat si Real Madrid, Manchester United dhe PSG të interesohen për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera