Sport

⚽️ Moggi në Shqipëri për të përcjellë derbin shqiptar (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 27 April 2017

Luciano Moggi po qëndron në Shqipëri, ku besohet se do të përcjellë ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Luçciano Moggi, ka mbërritur dje në drekë në kryeqytet, ku është pritur nga drejtuesit e Partizanit.

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Moggi do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit si i ftuar.

Mësohet se një përfaqësues i tij ka ndjekur nga afër ndeshjen e fundjavës mes të kuqve dhe Teutës, e cila u fitua në shifrat 4-1 dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë një bashkëpunim në të ardhmen mes palëve.

-Advertisement-

Por, një gjë e tillë do të mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim kur pritet të ketë edhe një njoftim nga ana e skuadrës së kuqe.

Derbi i kryeqytetit ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, për më tepër në një moment të tillë që skuadra e Partizanit është në garë për titullin kampion dhe Tirana lufton për mbijetesë.

Sa i takon Moggit, gjatë ditës së sotme nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë edhe një takim me drejtuesit e skuadrës së kuqe, por edhe me futbollistët. Gjithsesi në klubin kryeqytetas tregohen mjaft të rezervuar në lidhje me projektet apo bashkëpunimin që mund të ketë mes palëve në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera