⚽️ Malaga kërcënon Real Madridin (Video)
Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 18 May 2017
E gjithë vëmendja është te ndeshja Malaga – Real Madrid, ndeshje e cila do të vendosë titullin në La Liga.
Real Madridi është tre pikë para Barcelonës dhe kanë nevojë për një pikë që të shpallen kampion të Spanjës, ose duhet të shpresojnë në dështimin e Barcelonës.
Tashmë lojtarët dhe trajneri i Malagas janë në qendër të vëmendjes nga gjitha mediat spanjolle.
Gjatë ditës së sotme, kur lojtarët po shkonin në stërvitje – “El Chiringuito de Jugones” vizitoi qendrën stërvitore të klubit spanjoll, ku edhe shfrytëzoi rastin të marrë mendime të ndryshme.
Lojtarët e Malagas premtojnë se do të japin gjithçka të dielën mbrëma që t’ia humbin titullin Real Madridit.
Por me këtë rast do të humbin edhe një milionë euro, pasi çdo triumf në La Liga i Los Blancos, Malaga merr këtë shifër për shkak të marrëveshjes për shitjen e Iscos vite më parë.
Ignacio Camacho, kapiteni i Malagas, premton se do të zbresin në fushë për të dhënë më të mirën ndaj Realit, kjo edhe për faktin se ka polemika të shumta se Malaga mund t’ia lëshojë ndeshjen mysafirëve.
“Nuk mund të dyshoni te ne”, ishin fjalët e kapitenit të Malagas, pas polemikave të shumta.
Derisa trajneri i Malagas, Michel, thotë se skuadra e tij do të dalë në fushë të bëjë atë që ka bërë gjatë gjithë sezonit dhe në ndeshjet e fundit, pas provokimeve nga gazetarët se ai është madrilen dhe mund të mos i kushtoi aspak rëndësi kësaj ndeshje, në mënyrë që Realit të fitojë titullin.
Ral Madridi aktualisht ka 90 pikë, pas fitores me Celta Vigon, tri pikë më shumë se Barcelona. Xhiro e fundit zhvillohet të dielën nga ora 20:00.
Të tjera
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...