Sport

⚽️ Lamtumirë Albert!

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 23 June 2017

Albert Bunjaki mund të shkarkohet nga posti i selektorit të Kosovës.

Kosova po has probleme në hapat e parë të përfaqësimit ndërkombëtar me Kombëtaren e futbollit, ndërkohë që në të njëjtën kohë po merr benefite në strukturat drejtuese të UEFA-s për drejtuesit e federatës.

Nga sa bëhet me dije në mediat sportive në Kosovë, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës është shprehur i pakënaqur me rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret e Botërorit “Rusia 2018” dhe, në ditët në vijim, pritet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta përmirësuar këtë gjendje.

-Advertisement-

Ndonëse, shkarkimi i trajnerit Albert Bunjaki nuk është përmendur në njoftimin e FFK-së, fakti se anëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë shprehur të pakënaqur dhe kanë paralajmëruar ndryshime, flet se orët e tij në krye të Përfaqësueses janë të numëruara.

Nga ana tjetër, është bërë me dije se presidenti Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu do të marrin poste në struktura dhe komitetet e ngritura nga UEFA. Vokrri është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit, ndërsa Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera