Sport

⚽️ “Kujdes nga ky tifo grup, do të vijnë në Shqipëri për t’u rrahur” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 20 June 2017

Skuadra e Partizanit do të përballet me ekipin e Botev Plodiv në kuadër të kualifikimeve për Europa Ligë.

Tifozët e Shqipes janë të vetëdijshëm për tifo grupin që ka skuadra bullgare, madje thuhet se ata do të vijnë në Shqipëri për t’u rrahur.

“Ky tifogrup quhet “Bultras” dhe është në top 4 grupet më të forta Bullgare. Ky tifo grup është një grup i cili kohet e fundit mbështet ideologjinë e djathtë. Ndeshja nuk do te luhet ne Botev, por në një qytet tjetër të quajtur Burgas, për shkak se stadiumi i Botev është duke u ri ndërtuar. Tifo grupi nga Bullgaria pritet të udhëtoj drejtë Tiranës me një numër 150-200 veta. Sipas burimeve që kemi Bultras do të përgatiten për “fight” në të dyja ndeshjet, si në Bullgari ashtu edhe në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e tifozëve shqiptarë.

-Advertisement-

Partizani ndeshjen e parë do ta zhvilloj në shtëpi më 28 qershor, ndërsa ajo e kthimit në Bullgari më 5 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera