⚽️ Kozniku, i pari dhe i fundit i Hajdukut
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 23 May 2017
Ardian Kozniku pati luajtur në kampionatin e parë të Kroacisë në vitin 1992 pas shpalljes së pavarësisë së saj, të cilën kroatët e kishin fituar pas një lufte të përgjakshme me serbët.
Gjiganti kroat, Hajduku i Splitit, ndeshjen e parë e kishte luajtur kundër Istrës, në të cilin takim sulmuesi kosovar i kishte realizuar dy gola.
Kampionati i parë kishte 22 xhiro, ndërsa Kozniku kishte arritur t’i realizojë 12 gola për gjigantin kroat, shkruan sot gazeta Zëri.
Kozniku ishte bërë yll i elitës së futbollit kroat dhe nga ajo kohë Hajduku nuk ka pasur golashënues më të mirë sesa gjakovarin, me të cilin bënte “kërdi”.
“Nuk mund të besoj kur kujtoj se kanë kaluar 25 vjet, që janë shumë për një klub të madh siç është Hajduku. Në atë kampionat pata shënuar 12 gola. 11 prej tyre ishin vendimtarë në ndeshje. Më kujtohet ai kampionat, i cili kishte 22 xhiro”, ka deklaruar Kozniku për “24sata.hr”.
Një Koznik po i mungon Hajdukut edhe në vitin 2017, kur kjo skuadër e famshme e sheh veten në vendin e tretë të kampionatit kroat.
“Për këtë më dhimbset shumë”, thotë gjakovari, i cili i ruan fanellat të cilat i djersiste në kohën e artë të tij, të cilën e kishte kurorëzuar në vitin 1993, kur e kishte marrë çmimin e golashënuesit më të mirë në Kroaci.
“1 nëntorin e vitit 1993 nuk do ta harroj kurrë pasi e pata marrë Çmimin e Golashënuesit më të Mirë. Pikërisht atë ditë para marrë karton të kuq qysh në minutën e dhjetë”, kujton Kozniku me nostalgji të kaluarën e famshme të tij.
Kozniku ka shënuar shumë gola, por njëri prej tyre ia kishte kënaqur zemrën.
“Cili është goli im më i preferuar? Ai kundër Dinamos në Maksimir. E kemi dhënë unë dhe Mise, dhe pas ndeshjes kam mësuar se kjo ishte fitorja e parë e Hajdukut në Zagreb, pas një kohe shumë të gjatë, nëse nuk gaboj pas 20 vjetësh”, ka potencuar ai.
Klasa e një sulmuesi të madh i ishte shpërblyer kur ishte ftuar edhe në Kombëtaren Kroate, ku konkurrent kryesor në sulm Kozniku e kishte legjendarin Davor Suker.
Skuadra e tyre kroate e kishte zënë vendin e tretë në Botërorin e vitit 1998 falë golave të Sukerit, i cili nuk i kishte lënë hapësirë kosovarit.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...