Sport

⚽️ Kombëtarja e Turqisë e shokuar para duelit me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 07 June 2017

Kombëtarja e Turqisë ndihet e shokuar pas largimit të yllit Arda Turan, i cili e kishte sulmuar fizikisht gazetarin Bilal Mese, me ç’rast kishte vendosur të largohet nga kampi i ekipit kombëtar, shkruajnë mediat turke.

Me këtë rast, trajneri Fatih Terim po mundohet ta motivojë ekipin para ndeshjes me Kosovën, e cila do të zhvillohet më 11 qershor në Shkodër, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2018.

Terim ka biseduar për 15 minuta me skuadrën, duke u munduar t’ua ngrish moralin dhe motivin pas largimit të yllit të ekipit.

-Advertisement-

Image

Turqit thonë se duhet ta fitojnë absolutisht lojën me Kosovën, për ta vazhduar rrugëtimin drejt kualifikimit në Botëror dhe një dështim eventual ndaj ekipit të Albert Bunjakit do t’i përshëndeste ata nga ky objektiv.

Edhe pse kampi i lojtarëve duket të jetë i shokuar, lojtarët kanë folur për rëndësinë e lojës me Kosovën dhe pikëve që duhen fituar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera