Sport

⚽️ Katalunia dëshiron të presë Shqipërinë, vendimi i takon Federatës Spanjolle

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 02 June 2017
Ndeshja e Kombëtares së Spanjës me rivalen direkte të grupit tonë, Italinë, është përcaktuar që të luhet në stadiumin e Real Madridit, në “Santiago Bernabeo”.

Katalonja dhe Spanja zyrtare kanë mes tyre përplasjet dhe nganjëherë edhe “krisjet” politike. Sporti është shpeshherë ndarës dhe përbashkues mes tyre. Këtë herë, “mollë sherri” mes tyre do të bëhet… Shqipëria. Ndeshja e Kombëtares së Spanjës me rivalen direkte të grupit tonë, Italinë, është përcaktuar që të luhet në stadiumin e Real Madridit, në “Santiago Bernabeo”.

Një vendim, i cili ka bërë të ketë pakënaqësi në rajonin e Katalonjës. Kjo, për faktin se ata kanë ngritur pretendimin se Kombëtarja e Spanjës nuk ka shkuar prej shumë vitesh që të zhvillojë një ndeshje, në një nga stadiumet e qyteteve që përfshihen brenda këtij rajoni. Sipas “elconfidencial”, prej ditësh ka nisur një kontradiktë verbale mes palëve dhe Shqipëria është në mes të këtij diskutimi.

Bëhet fjalë për ndeshjen kualifikuese mes Spanjës dhe Shqipërisë. Në Katalonjë, kërkesa është bërë zyrtare në Federatën e Futbollit të Spanjës, në mënyrë që takimi të luhet në një nga impiantet e këtij rajoni. Bëhet fjalë paraprakisht se mund të jetë stadiumi i Espanjolit, në rast se përgjigjja e federatës spanjolle do të jetë pozitive dhe do të pranojë që Shqipëria të pritet në këtë rajon.

-Advertisement-

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi dhe se ku do të zhvillohet ndeshja Spanjë-Shqipëri, e përcaktuar të luhet më 6 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera