Sport

⚽️ Izrael – Shqipëri, ndodh diçka e çuditshme pak orë para ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 11 June 2017

Edhe për ndeshjen sotme, Izrael-Shqipëri, që do të luhet në Haifa, masat janë ekstreme për tifozët vendës dhe ata shqiptarë.

Në takimin e sotëm priten rreth 20 mijë tifozë, gjë që e ka lajmëruar vetë Federata Izraelite e Futbollit. Nga këta, rreth 300 do të jenë shqiptarë, në një kohë që afërsisht 100 jetojnë dhe punojnë në Izrael, shkruan Panorama Sport.

Në çdo ndeshje të Izraelit, qoftë në shtëpi, apo edhe në udhëtim, masat e sigurisë janë aq të larta, saqë nuk bëjnë më përshtypje te vendësit, por më së shumti te kundërshtarët e skuadrës së shtetit hebre.

-Advertisement-

Edhe për ndeshjen sotme, Izrael-Shqipëri, që do të luhet në Haifa, masat janë ekstreme për tifozët vendës dhe ata shqiptarë.

Kështu, dje, përmes një komunikate për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit sqaronte tifozët kuqezi për dokumentet që duhet të marrin me vete përpara se të futen në stadium.

“Të gjithë sportdashësit që kanë blerë bileta dhe do të jenë të pranishëm në ndeshjen Izrael-Shqipëri, datë 11 qershor, ora 20:45, në stadiumin ‘Sammy Ofer’ në Haifa, janë të lutur që ditën e ndeshjes për të hyrë në stadium, duhet patjetër të jenë të pajisur me një mjet identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti.

Në rast të kundërt, nuk do të lejohen të futen në stadium, për të mbështetur Kombëtaren”, shkruhej në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë do të zhvillohet nga ora 20:45 dhe është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera