Sport

⚽️ Incidenti në Torino: E pabesueshme se si e kanë shkaktuar panikun dy të rinjë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 05 June 2017
Dy të rinj janë duke u hetuar nga autoritet italiane për shkaktimin e panikut në zonën e tifozëve të Juventusit, pasi ata janë shtirur sikur të ishin sulmues vetëvrasës për të bërë një rreng.

Rreth 20.000 njerëz ishin grumbulluar në Piazza San Carlo të Torinos për ta shikuar në ekranin e madh finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Bianconerëve dhe Real Madridit.

Pas golit të tretë të Los Blancos, një zhurmë në formë shpërthimi shkaktoi panik, ndërsa njerëzit filluan të vraponin.

Rreth 1.527 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet, pasi janë rrëzuar gjatë ikjes dhe janë përplasur me njëri-tjetrin.

-Advertisement-

Duke qenë se në të gjithë Evropën ekziston një panik pas sulmeve në koncertin e Ariana Grandes në Mançester, shumëkush mendoi se ishte fjala për sulm terrorist.

Incidenti në Torino ishte një rreng që shkoi shumë keq! Dy të rinjtë u shtiren si kamikazë për të bërë shaka (Foto/Video)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera