Sport

⚽️ Futbollisti kosovar pret thirrje nga Shqipëria U-19

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 22 May 2017

Quhet Sead Deliu. Mund të mos keni dëgjuar për të, por me talentin e shfaqur në ndeshjet e fundit ai ka bërë që shumë ekipe italiane të flasin për të.

Mesfushori me prejardhe nga fshati Kabash i Vitisë, aktualisht luan për skuadrën Montorio 88 në Serie D të Italisë.

Deliu 18-vjeçar që në moshë të re filloi të shfaqë talentin e tij në futboll duke luajtur për ekipe të ndryshme dhe shkëlqyer në fushën e futbollit.

-Advertisement-

Futbollisti kosovar edhe pse në moshë të re është nga më të dalluarit te skuadra e tij. ”Këtu jam ambientuar shumë mirë dhe po kaloj momente të mira”, deklaroi Deliu për Gazetasheshi.com.

Mirëpo, pretendimet e tij janë të mëdha. “Synoj që pas një kohe të luaj në ekipe më të mëdha. Besoj se jam në rrugë të mirë”, shtoi 18-vjeçari.

Mesfushori ende nuk ka vendosur për Kombëtaren që do ta përfaqësojë. Megjithatë, pohon se është në pritje të ftesës nga Shqipëria U-19.

“Pres ftesën e Shqipërisë. Dua që të dhë kontribut për flamurin kuq e zi”, përfundoi Deliu, e ardhmja e të cilit është e ndritshme.

Lojtari mund të luajë edhe si qendër sulmues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera