Sport

⚽️ FFK vjen me vendim për finalen e DigitAlb Kupës

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 02 June 2017

Komisioni i Garave i Vala Superligës së Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur 02.06.2017, me rastin e regjistrimit të ndeshjes finale të Digitalb Kupës së Kosovë, ndërmjet  KF “Llapi – KF “Besa” konstatoi se KF “Llapi” ka ushtruar ankesë në rregullsinë e kësaj ndeshje, andaj konform nenit 56 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 68 të Rregullores së Garave e nxori këtë:

V E N D I M

1.REFUZOHET si e pabazuar ankesa e KF “Llapi” dhe ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet KF “Llapi” Podujevë dhe KF “Besa” Pejë regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1:1 në kohën e rregullt dhe pas ekzekutimit të penalltive 3:5 në favor të KF “Besa”.

-Advertisement-

Arsyetim

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes finale të Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet KF “Llapi” – KF “Besa”, konstatoi se KF “Llapi” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së dy lojtarëve të KF “Besa”, konkretisht ndaj Albert Dabiqajt dhe Fatmir Rexhajt. Komisioni i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara vërtetoi se lojtari Albert Dabiqaj me nr lic 14 dhe nr lib 429-Pe, me nr personal 1231726698, është I lindur me datë 10.07.1996 në Prilep, komuna e Deçanit.
Provë: Ekstrakti i lëshuar me datë 01.06.2017.

Fatmir Rexhaj me nr lic 16 dhe nr lib 871-Pe me nr personal 1234986968 i lindur me 25.04.1998 në Jabllanicë e Vogël komuna Pejë.
Provë: Ekstrakti nga regjistri qendror i gjendjes civile i lëshuar me 05.04.2017 në Pejë.

Komisioni i Garave pas shtjellimit dhe shqyrtimit të të gjitha shkresave një nga një konstatoi se prentendimet ankimore të KF “Llapi” nuk janë të bazuara, ngase lojtari Albert Dabiqaj është i lindur më 10.07.1996, kurse Fatmir Rexhaj është i lindur më 25.04.1998, çka do të thotë se janë të lindur pas datës 01.07 të vitit garues dhe kanë pasur të drejtë të aktivizohen në lojë, andaj Komisioni i Garave konform nenit 22 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 49 të Rregullores së Garave ankesën e refuzon si të pa bazuar, ndërsa ndeshjen e regjistron me rezultatin e arritur në fushë 1:1 në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve, përkatësisht 2:4 me penallti dhe rezultati përfundimtar 3:5 në të mirë të KF “Besa”.

Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera