Sport

⚽️ FFK vjen me një trajnim special për klubet!

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 14 June 2017

Në kuadër të implementimit të platformës “FIFA Connect” sot në hotel ‘Emerald’, Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur trajnimin e administratorëve të klubeve për regjistrimin e lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve të klubeve dhe të dhënave tjera të rëndësishme në sistemin elektronik. Në trajnimin e sotëm kanë marrë pjesë administratorët e Vala Superligës dhe Ligës së Parë.

Trajnimin është duke e udhëhequr nga zyrtari i teknologjisë informative në FFK, Dardan Sadiku, derisa të pranishëm kanë qenë edhe Adem Çollakaj dhe Merita Morina. Ky sistem elektronik është tepër i rëndësishëm dhe do të implementohet për herë të parë në Kosovë, ku do të përfshihen futbollistët e të gjitha grupmoshave të secilës ligë, si dhe shkollave të futbollit. Të gjitha klubet janë të obliguara ta kryejnë procesin e regjistrimit të dhënave në këtë sistem, sepse ndryshe nuk mund të licencohen për gara.


-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy