Sport

⚽️ Festë e pazakontë te Vëllaznimi

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 25 May 2017
Në këto momente kujtohet një deklaratë e ish-trajnerit të Vëllaznimit të Gjakovës, Ibrahim Domi, kur thoshte: “Vëllaznimi ka qenë si kombëtare”. Ashtu edhe e ndjejnë sot në qytetin e Gjakovës.
Klubi kuqezi pas një periudhe rikthehet  në elitën e futbollit. Por futbollistëve si heronj që e kthyen ekipin aty ku e ka vendin, iu është bërë një befasi e madhe. Një festë e paharrueshme, ku shihen gratë dhe motrat e lojtarëve, të veshur me ngjyrën tradicionale kuqezi.

“Në foto jemi gratë  e lojtarëve dhe motrat e lojtarëve, ju kemi përgatitur një befasi për shkak të hyrjes në Superligë, që e kanë arritur me mund dhe sakrificë”, ka thënë për gazetën kombëtare “Bota sot” Matilda Muhaxhiri, ndryshe bashkëshortja e portierit të mirënjohur gjakovar, Altik Muhaxhiri. Një javë para se të bie perdja në Ligën e Parë të Kosovës, Vëllaznimi kryeson me 65 pikë, aq sa ka edhe klubi tjetër kuqezi, Flamurtari i Prishtinës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera