Sport

⚽️ A është i gatshëm Kozniku për Kosovën?

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 13 June 2017

Trajneri dhe ish-futbollisti i njohur kosovar, Ardian Kozniku për Përfaqësuesen e Kosovës është në gjendje të 100 për qind, shkruan IndeksOnline.

Albert Bunjaki pas humbjes kundër Turqisë dhe largimit të Besart Berishës është duke u kritikuar shumë, dhe shumë shpejtë pritet një vendim nga Federata e Futbollit të Kosovës për të ardhmen e tij.

Në rast largimi, Ardian Konziku është në gjendje të jetë zëvendësuesi ideal. Madje ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës thotë se e meriton këtë post.

-Advertisement-

“Unë e kam thënë disa herë, jam i gatshëm prej djeshit, jam i gatshëm 100 për qind. Besoj që e kam meritu. Po sigurisht që ka shumë trajnerë që kanë dëshirë me ardhur aty. Po foli për veti, por besoj që e kam meritu. Me lojtarë çfarë ka Kosova nuk kam frikë, kështu që jam i gatshëm, por nuk pyetem unë. Faleminderit të gjithëve që kanë dëshirë me m’pa në Përfaqësuese. Është një kënaqësi dhe respekt”, ka thënë Kozniku për IndeksOnline.

49-vjeçari karrierën e tij futbollistike e nisi në Prishtinë gjatë viteve 1988, më pas luajti edhe për skuadra të mëdha europiane si: Hajduk Split, Cannes, Le Havre, Apoel, Batia, Croatia Zagreb, Karnten dhe Hrvatski Dragovaljac. Karrierën e tij si trajner e nisi gjatë sezonit 2014/15 në skuadrën nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës por edhe aty nuk qëndroi shumë deri në fund të sezonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera