Sport

⚽️ Drita dhe Llapi ‘peshkojnë’ tek Feronikeli?

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 22 Qershor 2017

Qetësia e thellë që po mbretëron tek ish-kampionët e vendit Feronikeli ka bërë që shumë skuadra të hedhen pas futbollistëve të tyre. Megjithëse një pjesë bukur e madhe e futbollistëve ndodhen nën kontrata ata tashmë janë më të kërkuarit në treg.

Kështu dy skuadrat tjera të Superligës që kërkojnë të luftojnë për kreun e tabelës këtë edicion Drita dhe Llapi veçse kanë hedhur ‘karremin’ në Drenas.

Mësohet se bardh e kaltërit nga Gjilani janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit Ardian Limani dhe mesfushorëve Bujar Shabani e Behar Maliqi, ndërkohë Ahmet Haliti dhe Mentor Zhdrella kanë përfunduar nën radarin e Llapit të Tahir Batatinës.

-Advertisement-

Mbeten për tu parë hapat e rradhës të cilat do i ndërmarrë skuadra nga “Rexhep Rexhepi”, derisa shumë skuadra të vendit dhe jashtë saj po e presin me padurim.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy