Sport

⚽️ Çështja e Xhakës bëhet serioze, ja çfarë i ka bërë trajnerit të ri të Kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 31 July 2017
Mesfushori Taulant Xhaka u largua para disa muajsh nga kombëtarja shqiptare duke pretenduar se sjellja jo e drejtë e trajnerit Gianni de Biasi karshi tij e shtyu të merrte vendimin që të mos ishte më pjesë e kuqezinjve për aq kohë sa italiani do të ishte në krye.
Me emërimin e Christian Panucci në krye të Shqipërisë, futbollisti i parë që pritej të afrohej në skuadër ishte Xhaka, megjithatë ky i fundit duket se nuk e ka pasur me De Biasi problemin në kombëtare.

“Panorama Sport” ka mësuar se takimi i shumëpërfolur që do të zhvillohej dje mes Panuccit dhe Xhakës në Bazel nuk ka ndodhur. Trajneri i kombëtares e ka pritur për më shumë se 3 orë futbollistin, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje duke mos iu përgjigjur telefonatave të italianit.

Panucci ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së djeshme në kampionatin zviceran mes Bazelit dhe Luzernës për të ndjekur nga afër Xhakën dhe për të zhvilluar më pas një takim me të ku do të diskutohej kthimi në kombëtare. Mesfushori nuk u aktivizua për asnjë minutë në takimin e djeshëm, madje pati dhe një debat me disa tifozë gjatë stërvitjes pas ndeshjes.

Ky veprim i Xhakës e ka lënë padyshim të shokuar Christian Panucci i cili tashmë me shumë mundësi ia ka mbyllur derën e kombëtares përfundimisht mesfushorit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera