Sport

⚽️ Barcelona, Real Madrid ose ndonjë klub tjetër i madh do të luajë në Shqipëri?

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 08 June 2017

Plot 14 kandidatura nga 10 shtete u formalizuan në selinë e UEFA-s për finalet e vitit 2019, mes të cilave siç është lajmëruar garon edhe Tirana me opsionin e “Arenës Kombëtare”.

UEFA ka zyrtarizuar pranimin e dosjeve nga ana e 10 federatave anëtare për organizimin e finaleve të garave evropiane.

Plot 14 kandidatura nga 10 shtete u formalizuan në selinë e UEFA-s për finalet e vitit 2019, mes të cilave siç është lajmëruar garon edhe Tirana me opsionin e “Arenës Kombëtare”, shkruan Top Channel.

-Advertisement-

Për Superkupën e UEFA-s pas dy vjetësh, Shqipëria do të rivalizojë me Tuluzën, Astana në Kazakistan, Belfastin, Stambollin, dy kandidatura polake dhe po kaq turke.

Këtyre rivalëve i shtohet edhe Sami Ofer Stadium, impianti në të cilin kombëtarja Shqiptare do të luajë të dielën në Izrael.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zyrtarizojë në 21 shtator të këtij viti. Kandidaturat fituese për Superkupën, për Europa League dhe për Champions në 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera