Sport

⚽️ Barcelona fillon spastrimin, ky është i pari që do të largohet

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 26 April 2017

Revolucioni që pritet të ndodhë te Barcelona, do të fillojë me “spastrimin” e lojtarëve të panevojshëm te kjo skuadër. Veç listës së afrimeve është duke u përgatitur edhe një listë e gjatë largimesh nga katalanasit.

I pari në këtë listë është Jeremy Mathieu, i cili ka dështuar totalisht të justifikojë 30 milionët e paguara për të te Valencia. Mbrojtësi francez është një nga lojtarët më problematikë te Barcelona pasi është gjithmonë nën nivel duke penalizuar shpesh herë skuadrën me gabimet e tij,

Lojtarit i skadon kontrata në vitin 2018, por drejtuesit e Barcelonës do ta lënë atë të lirë qysh në merkaton e kësaj vere. Cilado skuadër që do të kërkojë shërbimet e tij, do të mund ta marrë me parametra zero pasi klubi katalanas do ta lërë të lirë të largohet pa përfunduar kontrata.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Etiketa:
BURSA të plota në Infermieri dhe PUNËSIM në Gjermani ofrohen nga UNI-Universum International College dhe Klinika Gjermane “Knappschaft”

Të tjera