Uji i trëndafilit, rituali antik i bukurisë
Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 30 May 2017
I përdorur në Indi dhe në vendet arabe si ilaç bazë për të rinuar lëkurën, për ritet fetare dhe për përgatitjen e ushqimeve, uji i trëndafilit është ende aktual dhe i kërkuar për cilësitë kundër rrudhave, hidratues dhe tonikë.
Zbulojmë shumë cilësi të këtij kozmetiku natyral.
Ujë trëndafili, kush prej nesh nuk e ka përdorur qoftë edhe një herë në jetë?
Përdorimi i këtij uji me aromë delikate daton që në vitin njëmijë , kur filozofi, matematicieni dhe mjeku persian Avicenna, zbuloi sesi të nxirte ujin e trëndafilit nga petalet e kësaj luleje. Që atëherë kjo mënyrë e nxjerrjes së këtij uji të çmuar u shpërnda në botën arabe , në pellgun e Mesdheut dhe më gjerë.
Nuk është një rast që varieteti i trëndafilit më të shtrenjtë për të nxjerrë ujin (përveç esencës) është “damascena”, me origjinë nga Lindja e Mesme, por edhe trëndafili me një qind fletë, është shumë i vlerësuar për parfumin e lehtë dhe të ëmbël.
Uji i trëndafilit përdoret edhe për lëkurën delikate edhe për ato që kanë probleme më të rënda dermatologjike. Perfekt për të pastruar dhe hidratuar lëkurën, në veçanti atë të fytyrës, kjo përbërje është e përdorshme edhe për lëkurat e thata, edhe për ato shumë të ndjeshme.
Në periudhën e verës, uji i trëndafilit i jep një ndjesi freskie dhe mirëmbajtje, si dhe përmirëson irritimet e lëkurës. Duke e përdorur këtë ujë në mëngjes dhe në mbrëmje ka ndikim shumë të madh edhe në heqjen e rrudhave. Uji i trëndafilit ka substanca antioksiduese si vitamina E, vitamina C.
Nëse keni kohë dhe dëshirë ja si ta përgatisni ujin e trëndafilit në shtëpi: mjafton gjysëm kg petale trëndafili (më mirë nëse janë rozë ose të kuqe) , gjysëm litër ujë të destiluar dhe një shishe qelqi të sterilizuar.
Vendosni petalet në një tenxhere me ujë të destiluar dhe i zieni.Kur fillon të ziejnë i mbuloni për mos të dalë avulli dhe i lini në zjarr për 15 minuta në temperaturë të ulët; më pas shuani zjarrin i shtojmë disa pika vaji esencial për ta bërë aromën më të fortë dhe e lëmë të pushojë për një orë.
E kullojmë dhe e hedhim në një shishe. Uji i trëndafilit mund të ruhet në frigorifer për tre muaj.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































