Lajme

​Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 14 December 2020

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në ora 12:00 për të caktuar pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme dhe përgatitjet për seancëne re plenare.

Pika kryesore e rendit të ditës të seancës së re plenare, data e së cilës do të caktohet në këtë mbledhje, do të jetë interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Gjithashtu pjesë e rendit të ditës do të jenë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminim humanitar, shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019, shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019, shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019 dhe shqyrtimi i mocionit përmbajtjesor për shkarkimin e Bordit të RTK-së, të parashtruar nga 11 deputetë nga GP të LVV-së.

-Advertisement-

Po ashtu do të shqyrtohen propozimet mbi nismën legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e ligjit të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për presidentin e Republikës së Kosovës, nisma Legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”, konstatimi i përbërjes së Grupit të Miqësisë në mes të Kuvendit të së Kosovës dhe Parlamentit të Bangladeshit dhe propozimi i GP NISMA-AKR-6+ për zëvendësimin e anëtarit në delegacionin e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera