Skandali me naftë, BE i kërkon Volkswagenit të kompensojë të gjithë klientët
Autori: Gazeta inFokus
10:02 | 29 September 2021
Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar prodhuesit gjerman të makinave Volkswagen që të paguajë kompensim për të gjithë blerësit e makinave të kompanisë për shkak të skandalit të emetimit të gazit, jo vetëm në Gjermani, por edhe në të gjitha vendet e BE-së.
Një deklaratë nga Komisioni Evropian tha se pasi u zbulua se kompania tregoi emetime të ulëta në 2015, Volkswagen vendosi të tërheqë 8.5 milionë automjete të prodhuara në BE në mënyrë që të bëjë korrigjimet e nevojshme, dhe se pjesa e automjeteve të korrigjuar arriti në 80 për qind.
Sidoqoftë, u theksua se prodhuesi gjerman nuk dha një garanci të plotë për problemet që mund të shfaqen pas riparimeve të bëra pas “skandalit me naftë”. Një deklaratë nga Rrjeti i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorit (CPC) tha se Didier Reynder, një anëtar i Komisionit të BE-së përgjegjës për drejtësinë dhe të drejtat e konsumatorit, vitin e kaluar i kërkoi Volkswagen të ofrojë kompensim të drejtë për të gjithë qytetarët e BE -së që janë klientët e tyre.
U theksua se praktika e biznesit e Volkswagen në trafikun e automjeteve me naftë me një sistem të paligjshëm të trajtimit të gazit shkel ligjet e BE -së për mbrojtjen e konsumatorit, andaj u kërkua kompensim për klientët në të gjithë BE-në. Volkswagen tashmë ka rënë dakord të paguajë kompensim vetëm për klientët që jetonin në Gjermani në kohën e blerjes.
Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA njoftoi në shtator 2015, se Volkswagen kishte manipuluar testet e emetimit dhe se automjetet me naftë të kompanisë po ndotin mjedisin mbi nivelet normale. Duke pranuar se programi mashtrues u përdor në testet e emetimeve të përafërsisht 11 milionë automjeteve me naftë në të gjithë botën, Volkswagen ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të skandalit me naftë dhe pagoi gjoba të larta ndaj autoriteteve amerikane dhe gjermane, dhe iu desh të tërhiqte miliona automjete.

T� tjera
-
Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ng...
-
A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?
Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidoj...
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...
-
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institu...
-
Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dys...
-
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të ...
-
Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e d...
-
Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
Avokati Shpend Lushaku ka propozuar që personat që ushtrojnë funksionet e gjy...
-
Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?
Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur ...
-
Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka shprehur paqartësi lidhur...
-
Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është larguar një k...




































