Sport

​Rrahmani i paprekshëm te Napoli, pritet të luajë startues edhe ndaj Bolonjës

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 28 October 2021

Pasi u ndal me barazim nga Roma të dielën pas tetë fitoreve radhazi në Serie-A, Napoli kërkon që të rikthehet te fitorja sonte në ndeshjen kundër Bolonjës në kuadër të xhiros së 10-të të kampionatit italian.

Me një ndeshje më pak të zhvilluar, Napoli momentalisht ka 25 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Milani në vendin e parë dhe kërkon vetëm fitore për ta ruajtur hapin në rrugën drejt titullit kampion, përcjellë KosovaPress.

Sa i përket formacioneve të mundshme, për Napolin në qendër të mbrojtjes pritet të luajë përsëri mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani, i cili tashmë e ka betonuar pozitën e tij përkrah Koulibalyt, ndërsa sulmit do t’i prijnë Lorenzi Insigne dhe lojtari në top formë, Osimhen.

-Advertisement-

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” me fillim nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz, Zielinski; Lozano, Osimhen, Insigne.

Bologna: Skorupski; De Silvestri, Medel, Theate; Skov Olsen, Dominguez, Schouten, Svanberg, Hickey; Barroë, Orsolini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera