Reduktohen armët bërthamore, prioritet modernizimi i tyre
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 03 July 2017
Bota sot ka më pak armë atomike, sipas institutit “SIPRI”, por fuqitë bërthamore synojnë modernizimin e arsenalit aktual dhe asnjë prej tyre nuk ka ndërmend t’i dorëzojë, të pakten në një të ardhme të afërt.
Konkluzioni i raportit të Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes është se, në fillim të vitit 2017, 9 shtete të globit kanë pasur në zotërim 14.935 koka bërthamore, një rënie e dukshme krahasuar me vitin që shkoi, kur kjo shifër ishte 15.395. Reduktimi ka ardhur falë përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që zotërojnë 93% të arsenalit bërthamor botëror, për eliminimin e armëve të rrezikshme. Por, së bashku me fuqitë e tjera atomike, Britaninë e Madhe, Francën, Kinën, Indinë, Pakistanin, Izraelin dhe Korenë e Veriut, ato kanë zhvilluar sisteme të reja mbajtëse apo stacionimi, ose e kanë paralajmëruar një gjë të tillë.
“Përparimet e bëra në negociatat ndërkombëtare për ndalimin e armëve atomike nuk i kanë frenuar programet e modernizimit”, thonë studiues të “SIPRI”-t. Ata vërejnë se, Amerika në mënyrë të veçantë, duket e gatshme që nga viti 2017 e deri në vitin 2024, të shpenzojë 400 miliardë dollarë për të modernizuar armët bërthamore. Sa për Penianin, instituti mendon se ai nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të zhvilluar koka bërthamore kompakte, që të arrijnë të godasin edhe territorin amerikan. Por ekspertët janë të mendimit se Koreja e Veriut do të mund të ishte në gjendje të zhvillonte “minikoka bërthamore”, që të mund të transportonin raketa me rreze të shkurtër e të gjatë veprimi.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...