Lajme

​Prokurori special sot deklarohet rreth rastit të Salih Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 05 October 2020

Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Hagë do të mbajë sot një konferencë në lidhje me ecurinë e rastit të Salih Mustafës, i arrestuar kohë më parë për kinse krime lufte.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se në këtë konferencë do të flasë prokurori Jack Smith nga ora 15:00.

Mustafa, 48-vjeç, u arrestua më 24 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

-Advertisement-

Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 28 shtator, ish-pjesëtari i UÇK-së Salih Mustafa tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e tij para se të deklarohej i fajshëm ose i pafajshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera