Lajme

​Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 09 November 2021

Aktualisht në Kosovë janë 462 raste aktive me koronavirus. Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), 99 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Komunën e Prishtinës. Pas kryeqytetit është Komuna e Ferizajt, ku aktualisht ka 46 raste aktive.

Ndërsa në raportin e fundit, IKShPK bëri të ditur për 8 raste të reja me koronavirus. ku katër raste janë në Komunën e Prishtinës, dy në Fushë Kosovë, një në Mitrovicë dhe po ashtu një në Gjilan.

Instituti bëri të ditur se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si shkak i infektimit e koronavirus.

-Advertisement-

Ndërkohë që në Kosovë bëhet thirrje për respektim të masave antiCOVID-19. Në të kundërtën qytetarët të cilët nuk po përfillinë masat e vendosura nga institucionet shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës po gjobiten nga Policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera