Sport

​Një sulmues argjentinas në radarin e Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 18 November 2021

Real Madridi është duke monitoruar sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, shkruan gazeta spanjolle “Marca”.

Ylli 21-vjeçar i River Plate ka qenë i përfshirë në 20 gola në ligë këtë edicion në vetëm 16 ndeshje në vitin 2021, gjë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve në mbarë Evropën, përcjellë KosovaPress.

Alvarez ka vizituar më parë ambientet e Real Madridit dhe klubi shihet si favorit për nënshkrimin e tij.

“Los Blancos” janë duke shikuar për alternativa të reja për ta freskuar fazën ofanzive, derisa Kylian Mbappe mbetet emri i madh i dëshiruar nga hierarkia e klubit.

Të tjera