Lajme

​Mustafa: Interpelancat e njëpasnjëshme, tri mësymje kundër kryeministrit Hoti

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 21 October 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është i thirrur në tri interpelanca. Hoti në interpelancë është ftuar nga deputetët e Vetëvendosjes.

E për këto tri interpelanca ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK), Isa Mustafa.

Mustafa nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka shkruar se këto janë tri mësymje kundër kryeministrit Hoti.

-Advertisement-

“Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti. Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës. Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti”, ka shkruar Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera