Lajme

​Merr 2.000 euro ryshfet për ta nxjerrë nga Burgu i Dubravës – një muaj paraburgim

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 20 November 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit pre një muaji kundër të pandehurit M.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

I pandehuri në mars 2018, në cilësinë e personit zyrtar oficer korrektues në Burgun e Dubravës, kishte keqpërdorë detyrën zyrtare duke pranuar ryshfet prej 2000 euro nga i pandehuri A.L., me qëllim të lirimit të parakohshëm nga burgu të personit SH.H, i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera