Kurti zotohet se do të hartojnë Strategjinë Kombëtare për trajtimin e qenve endacakë
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 25 January 2022
Për trajtimin e qenve endacakë sot është mbajtur një tryezë ku pjesëmarrës ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministrat e linjave dhe shoqërinë civile.
Kurti nga kjo tryezë është zotuar do të hartohet një Strategji Kombëtare për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të popullsisë së qenve, dhe se do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qenë endacak në rrugë.
Fatkeqësisht, në të kaluarën kjo çështje është neglizhuar dhe nuk ka pasur koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, tha kryeministri, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij problemi nga rrënjët e tij, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive.
Kryeministri theksoi se qeveria do të dedikohet në këtë aspekt duke hartuar një Strategji Kombëtare për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të popullsisë së qenve, do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qenë endacak në rrugë.
“Prania e madhe e qenve endacakë, është problem për vetë qentë dhe mirëqenien e tyre, por është po ashtu i kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve dhe të shëndetit publik në përgjithësi. Në veçanti janë të rrezikuar fëmijët, dhe Institucioni i Avokatit të Popullit ka konstatuar që ka pasur shkelje të drejtave të të fëmijëve nga sulmet që kanë pësuar nga qentë endacakë. Fatkeqësisht, në të kaluarën kjo çështje është neglizhuar dhe nuk ka pasur koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror. Ne duhet të trajtojmë këtë problem nga rrënjët e tij, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive. Besojmë që zanafilla e problemit është te mos menaxhimi dhe kontrolli i qenve me pronarë, mbarështimi i pakontrolluar i tyre, si dhe shitja dhe importi nga vendet fqinje. Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal, pritet që të koordinojë dhe mbështesë nivelin lokal me ngritje të kapaciteteve për zbatimin e mirëfilltë të masave për menaxhimin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar”, tha Kurti.
Kurti po ashtu tha se Qeveria gjithashtu do të zotohet që do të mbështesë nivelin lokal për zbatimin e përgjegjësive ligjore lidhur me këtë temë.
“Edhe pse niveli lokal i ka shumicën e përgjegjësive për të zbatuar masat e nevojshme për menaxhimin e kësaj situate, mbështetja e nivelit qendror qoftë përmes hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre, qoftë përmes mbështetjes financiare është jetike për nivelin lokal”, tha ai.
Duke potencuar rëndësinë e koordinimit, kryeministri tha të gjitha ministritë duhet të zotohen që detyrat që kanë të bëjnë me këtë tematikë t’i trajtojnë me seriozitetin më të madh.
Ai tha se “Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal, pritet që të koordinojë dhe mbështesë nivelin lokal me ngritje të kapaciteteve për zbatimin e mirëfilltë të masave për menaxhimin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar. Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si një nga akterët kryesorë, pritet rishikim i akteve aktuale nënligjore, si dhe prezantimi i akteve të reja nënligjore.
Ndërsa nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, pritet që të shqyrtohen mundësitë në buxhetin aktual vjetor të Republikës së Kosovës për alokimin e fondeve për zbatimin e masave emergjente të menaxhimit të popullsisë së qenve me dhe pa pronarë, por edhe të masave tjera të propozuara në Strategjinë Kombëtare për pesë vitet e ardhshme. Kurse, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës duhet të zotohet që të krijojë një plan për inspektimet e mirëfillta të mbajtjes së kafshëve, të projekteve të KSVL-së, si dhe projekteve të identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronarë”, tha kryeministri Kurti.
Po ashtu ai ka kërkuar edhe se “AUVK-ja, po ashtu duhet të zotohet që konform përgjegjësive ligjore, të veprojë shpejt dhe me seriozitet për çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e popullsisë së qenve dhe të zotohet që në projektet e menaxhimit të popullsisë së qenve, të mos përfshijë veterinerë që është dëshmuar që kanë abuzuar me kafshë dhe fonde në projektet e kaluara”.
Nga Oda e Veterinerëve pritet që së bashku me AUVK-në dhe me Qeverinë të shpërndajnë mikroçipat dhe pasaportat e aprovuara nga AUVK, për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shoqëruese.
Të tjera
-
Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Sot, do të promovohet romani i autores gjermane Mechthild Henneke me titullin...
-
Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigur...
-
Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet ...
-
Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë n...
-
Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë
Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare ...
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...