Sport

​Juventusi synon transferimin e Lacazette

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 17 September 2021

“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një sulmuesi për ta përforcuar më shumë repartin ofensiv.

Gjigandi italian Juventus është duke e konsideruar një lëvizje për ta transferuar sulmuesin e Arsenalit Alexandre Lacazette, raporton “Calciomercato”.

Kontrata aktuale e Lacazette me Arsenalin do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, dhe ende nuk dihet nëse francezi do të vazhdoj të ardhmen e tij në “Emirates”, përcjell KosovaPress.

Që nga transferimi i tij tek Arsenali nga skuadra e Lyon, Lacazette ka bërë 172 paraqitje për skuadrën londineze, duke regjistruar 66 gola dhe 28 asistime mbi emrin e tij.

Etiketa:

Të tjera