Sport

​Iniesta tregon se çfarë do të ndodhte nëse Neymar do të transferohej në Real

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 13 December 2017

Andres Iniesta ka folur për mundësin e kalimit të Neymar në Real Madrid, ku e pranon se në futboll mund të ndodh gjithçka.

Që prej transferimit nga Barcelona në PSG verën e kaluar, Neymar ka qenë i lidhur me një kthim në La Liga, por në Real Madrid.

Këtë mundësi nuk e përjashton ish-bashkëlojtari i tij, Andres Iniesta, i cili thotë se kjo gjë do ta mërziste atë.

-Advertisement-

“Neymar në Real? Do të isha indiferent, është diçka që nuk ka rëndësi të unë, por ndoshta do të më mërziste sepse e kuptoj se ai është lojtar unik dhe vendimtar dhe kështu rivali ynë më i madh do të forcohej. Kjo është hipotetike, por në futboll mund të ndodh gjithçka. Do të shohim nëse do të ndodh”, tha Iniesta gjatë një takimi me gazetarë.

Mediat spanjolle shkruajnë se Neymar do t’i bashkohet Realit në verën e vitit 2019 dhe marrëveshja tashmë është arritur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera