Lajme

​Belgjika vazhdon mbështetjen për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 25 April 2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti të martën në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, me të cilët ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, përkatësisht midis parlamenteve dhe avancimin e tyre gjatë viteve, si dhe për rritjen e këtij bashkëpunimi.

Kreu i legjislativit të vendit e konsideroi të vyer për Kosovën dhe Kuvendin e saj përvojën e gjatë demokratike belge, transmeton Koha.net. Duke i falënderuar deputetët e Parlamentit të Belgjikës për ndihmën e madhe e të pakursyer të shtetit të tyre për Kosovën në rrethana të ndryshme, Veseli theksoi nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen në rrafshin ndërkombëtar dhe zhvillimin e brendshëm.

Ai i njohu parlamentarët belg me zhvillimet aktuale në Kosovë, të arriturat por edhe sfidat që ajo ka para vetes në shumë fusha.

-Advertisement-

Anëtarët e delegacionit parlamentar belg, vizitën e tyre në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideruan një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë midis tyre, si dhe për të konkretizuar më tej këto raporte në segmente të veçanta.

Mysafirët nga parlamenti belg shprehën gatishmërinë e shtetit të tyre për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera