20 vjet nga vdekja e Jashar Salihut
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 16 December 2020
Janë bërë 20 vjet nga vdekja e Jashar Salihut, përfaqësuesit të parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër, dhe njëherit edhe ish-kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.
Që nga vitet e 70-ta, Jashar Salihu ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi, respektivisht ishte ndër anëtarët më aktiv të grupeve ilegale të asaj kohe që vepronte brenda organizatës ilegale të quajtur Komiteti për Deçan, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga ideologu, veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.
Bashkë me vëllain e tij, Hajdarin, ishin dalluar për guximin e tyre politik që haptazi ju kundërviheshin qëndrimeve e veprimeve të udhëhequra nga ish-qendrat komuniste të organizuara përmes komiteteve komunale, që binin ndeshë me synimet dhe idealet e lëvizjes së mirëfilltë kombëtare për çlirim nga pushtimet sllave.
Vite më vonë vëllezërit Salihu, punuan si profesor në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri” gjimnazi në Deçan. Më 1 maj të vitit 1990, do ta drejtojë tubimin tek Verrat e Llukës, ku kishte më se 500 mijë të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare, ku do të arriheshin 106 pajtime; 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa.
Në fund të këtij viti e arrestojnë dhe e torturojnë tmerrësisht, barbarisht. Por, asgjë nuk përfundon me kaq; ndjekja e tij do të vazhdojë edhe më tutje, në çdo hap, gjer aty sa ta detyrojnë të marrë rrugën e mërgimit. Veprimtaria e tij politike, në kuadër të ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës, vetëm se do të shënojë ngritje dhe do të marrë dimensione të reja, të shumanshme.
Duke qenë paraprakisht në hierarkinë më të lartë drejtuese të saj, me nismën e tij në vitin 1993, do të formohet Fondi “Vendlindja thërret”, fond i cili fillim e mbarimin ka qenë në funksion të formimit të vetëfinancimit të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga ky vit, pra që nga koha e themelimit, Jashar Salihu ka qenë kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.
Në sensibilizimin e opinionit perëndimor me të vërtetën për luftën e drejtë të Kosovës kundër forcave kriminale të Millosheviqit, roli i Jasharit është i pazëvendësueshëm, dhe, rrjedhimisht, po dëshmohej se jo rastësisht në kuadër të Drejtorisë Politike të UÇK- së.
Ai ishte anëtar i Grupit për Marrëdhënie me Jashtë, ndërkaq që më vonë do të jetë përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër.
“Shqiptarët e Kosovës janë evropianë dhe nuk kanë lidhje me vendet islamike. Ata janë të vendosur të luftojnë deri në fund”, i ka deklaruar Jashar Salihu gazetës amerikane “The Christian Science Monitor”, të datës 16 prill 1998, duke mbrojtur kështu dhe përhapur të vërtetën për shqiptarët dhe vlerat civilizuese perëndimore të luftës së UÇK- së, njëkohësisht duke demantuar propagandën antishqiptare të regjimit kriminal të Millosheviqit dhe satelitëve të tij.
Jashar Salihu lindi në fshatin Batushë më 10 shkurt 1953. Shkollimin fillore e kreu në fshatin Molliq, ndërsa atë të mesën në Gjakovë. Fakultetin e mbaroi në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik, ku studioi gjuhën angleze.
Vdiq me 16 dhjetor të vitit 2000, në spitalin kantonal të Aaraut të Zvicrës.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...