Shëndetësi

​ Gabimi që bëjnë femrat me testin e shtatzënisë, çfarë do të thotë kur vija e dytë është e zbehtë

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 18 October 2017

Një test shtatzënie mund t’iu dhurojë femrave dy nga ndjesitë më të forta që mund të përjetojnë ndonjëherë. Lajmin e një shtatzënie shumë të dëshiruar, apo e kundërta. Sido qofshin pritshmëritë tuaja nga një test, informacionet e mëposhtme duhet t’i dijë çdo grua.

Testi i shtatzanisë në disa raste mund të shfaqë menjëherë një rezultat të dukshëm, pra të arrijmë të shohim dy vija me ngjyrë të theksuar, dhe në disa raste nuk ndodh kështu. Ndodh që gruaja të jetë konfuze në momentin që në test shikon një vijë të kuqe dhe një tjetër të zbehtë.

Është e mundur që të kemi të bëjmë me një shtatzani në këtë rast?

-Advertisement-

Po, është e mundur. Pra edhe nëse vija e dytë nuk është e theksuar mund të keni një bebe brenda trupit tuaj. Normalisht vija e parë që do të shfaqet do të jetë shumë e dukshme dhe e theksuar, dhe zakonisht e dyta shfaqet shumë e zbehtë sepse mund të ndodhë që të jeni në fillimet e hershme të shtatzanisë dhe për pasojë niveli i hormonit beta hCG të jetë shumë i ulët. Nëse do të provoni sërish pas disa ditës (zakonisht këshillohet pas 7-10 ditësh) mund të shikoni në test dy vija shumë të theksuara.
Po nëse vija është gati e padukshme?

Në këtë rast do të jetë shumë herët për të përcaktuar me anën e një testi nëse jeni apo jo shtatzanë, dhe duhet të prisni datën e ciklit për të parë nëse do të keni një mungesë apo jo. Gjithsesi, një përcaktim më të sigurt e bën analiza e gjakut, edhe në fazat e hershme të shtatzanisë.

Prisni për të bërë testin e shtatzanisë derisa të kalojë data e ciklit me 4-5 ditë apo më shumë. Në këtë rast do të jeni në gjendje të merrni një përgjigjë më të qartë dhe më të sigurt. pernenat.al

Më poshtë do të lexoni gjithashtu 5 fakte që duhet të dini mbi testin
1.Nuk ka rëndësi çmimi.
Mos mendoni që nëse do të paguni më shumë për një test, ai do të jetë më i besueshem në përgjigjen që jep.
2. Rëndësia e kohës kur bëni testin
Ka një arsye se pse testi rekomandohet të bëhet me urinën e parë të ditës. Testi mat nivelin e chorionic gonadotropina e cila është më e përqëndruar në urinën e mëngjesit.
3. Një test negativ nuk do të thotë gjithmonë se nuk jeni shtatzënë.
Testi i shtatzënisë duhet bërë të paktën 1 javë pas marrëdhënies së fundit seksuale dhe nëse frika juaj është tepër e madhe nuk duhet të mjaftoheni me një test.
4. Një test nuk mund të tregojë gjininë e fëmijës tuaj.
5. Testi i shtatzënisë mund të skadojë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera