Sport

⚽️Zyrtare: Ky është dënimi për Lirinë dhe Dritën

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 12 May 2017

Dy skuadrat e Vala Superligës, Liria dhe Drita ndeshjet e radhës si vendas do t’i luajnë pa shikues. Ky është vendim i Komisionit Disiplinor të FFK-së.

Drita të dielen luan pa shikues ndaj Hajvalisë, kurse Liria ndaj Trepçës.

KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për shkaktim të trazirave, demolimit të rrethojave, hyrjes së dhunshme në fushë – pengimit- ndikim në rrjedhen dhe zhvillimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 90 dhe konfrontimit me Policinë e Kosovës në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRITA, e zhvilluar me datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë në minutën e 90-të);

-Advertisement-

DENOHET  me 1 (një) ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Displinore neni 38 paragrafi 3.

KF “ LIRIA “nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA –  DRITA, e zhvilluar më datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (shkelje e nenit 48 të Propozicioneve të Garave, nuk e ka kualifikuar ndeshjen si të rëndësisë së veçantë për të mbuluar me numër më të madh të Policisë ndeshjen, ku ka lejuar mysafirët me lehtësi të kalojnë rrethojat dhe të konfrontohen me pjesëtarët e policisë së Kosovës dhe me spektatorët vendas duke hedhur gjësende në fushë dhe në drejtim të pankinës mysafire në ndeshjen e ndëprerë (raportet plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)

DENOHET; me 1 (një) ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Displinore neni 38 paragrafi 3.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera