Sport

⚽️Reali me pesë mungesa të mëdha ndaj Granadas

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 05 May 2017

Real Madrid do të jetë i ‘përgjysmuar’ në ndeshjen e fundjavës në La Ligas ndaj Granadas.

“Mbretërit” janë nën presion të madh, pasi Barcelona është duke e ndjekur javë pas javë në luftë për titullin e kampionit.

Megjithatë, edhe ndeshja e ardhshme në La Liga ndaj Granadas do të jetë me presion për gjigantin madrilen pasi do të jenë me katër mungesa të mëdha.

-Advertisement-

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane ka deklaruar se disa futbollistë janë kthyer nga lëndimet, por disa tjerë do të mungojnë.

Futbollistët që do t’i mungojnë Realit janë: Pepe, Raphael Varane, Gareth Bale, Dani Carvajal dhe Cristiano Ronaldo shkaku i kartonëve.

Reali luan të shtunën në udhëtim te Granada me fillim nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera