Sport

⚽️Presidenti i Napolit bën shaka me Reinan, gruaja e tij largohet e nervozuar nga tavolina

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 25 May 2017

Në klubin italian të Napolit ka ndodhur një episod interesant.

Në darkën e organizuar nga klubi italian për të shënuar fundin e sezonit bashkë me skuadrën, Presidenti Aurelio de Laurentiis ishte ulur, në mesin e mysafirëve të tjerë, edhe me portierin e ekipit, spanjollin Pepe Reina dhe gruan e tij.

Siç raportojnë mediumet italiane, De Laurentiis, që njihet si person karizmatik, bëri një shaka me Reinan, duke aluduar që portieri italian është shumë aktiv në jetën e natës që ofron qyteti italian i Napolit dhe përmendi detaje të tjera nga jeta e tij private, transmeton gazetametro.net

-Advertisement-

Kjo shkaktoi huti në mesin e të ftuarve, pasi gruaja e Pepe Reinas u largua e nervozuar nga tavolina. Menjëherë pas saj, shkoi edhe vet portieri spanjoll, i shqetësuar me shakanë e shefit të tij.

Mbetet të shihet nëse ky episod do të ketë ndikim në karrierën sportive të Reinas të Napoli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera