Sport

⚽️Milan për transferimin e ri: Një qendërmbrojtës i fortë fizikisht me origjinë shqiptare (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 30 May 2017

Mateo Musacchio është lojtar i Milanit.

Milani ka zyrtarizuar transferimin e Mateo Musacchios, duke e cekur se 26 vjeçari, i cili u transferua nga Villarreali, është me origjinë shqiptare, transmeton Gazeta Express.

Matteo Pablo Musacchio është italiano-argjentinas, por origjina e tij është shqiptare, më saktë arbëreshe.

Stërgjyshërit e futbollistit ishin arbëreshë dhe historia na ka mësuar se gjatë pushtimit osman, ata u larguan drejt Italisë.

-Advertisement-

Ndoshta në pamje të parë mbiemri apo emri i futbollistit nuk të sjellin asgjë ndër mend që mund të lidhet si me arbëreshët si me Shqipërinë por mbiemri i tij është në një lloj forme i “italianizuar” dhe sipas informacioneve të mbledhura Musacchio, është versioni italian i mbiemrit që ka mbajtur një nga familjet më të famshme dhe me traditë shqiptare, familja e Muzakajve.

“Mateo Pablo Musacchio ka lindur në Rosario, Argjentinë, me 26 gusht 1990. Me origjinë shqiptare, ish mbrojtësi i Villarrealit ka gjithashtu pasaportë italiane (gjyshërit e tij kanë lindur në Portocannone, qytet afër Campobasso)”, shkruan Milan në sajtin zyrtar.

Musacchio, me origjinë shqiptare, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Milanin, që do ta mbajë në San Siro deri në vitin 2021. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera