Sport

⚽️Komisioni i Garave ‘shënjestron’ dy trajnerë

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 25 April 2017
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  25.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – java e 27-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 27-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës  – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Drenica” Bekim Xani, me nr lic 169 (motivi-largim nga bankina si pasojë e kundërshtimeve të vazhdueshme ndaj vendimeve të gjyqtarëve, në ndeshjen KF Drenica – KF Drita, e zhvilluar në Skenderaj me datë 23.04.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Vëllaznimi”, Veton Doli me nr lib 223 (motivi-fyerje dhe ofendime të vazhdueshme në drejtim të asistentit të parë E.Baliqi në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Vllaznia (P), sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera