Sport

⚽️Katër finalet e mbetura të Dritës, Ferizajt, Lirisë dhe Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 08 May 2017

Kampionati elitar kosovar është shumë pranë të mbyll siparin kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund. Lufta për titullin kampion duket praktikisht e mbyllur, derisa Trepça ’89 me njërën dorë veçse e ka prekur trofeun.

Tashmë e gjithë vëmendja e opinionit sportiv është rikthyer tek lufta për mbijetesë e cila është bërë më interesante se asnjëherë më parë, shkruan Gazetasheshi.com.

Tri skuadra po kërkojnë ti ikin zonës së barazhit, ndërkohë një tjetër po synon ta arrijë atë. Prandaj katër xhirot e ardhshme do jenë vendimtare për fatin e Dritës, Ferizajt, Lirisë dhe Trepçës.

-Advertisement-

Aktualisht Liria ndodhet në pozitën më të mirë (tetë) me 27 pikë (+3 pikë që pritet ti marrë nga dueli i ndërprerë me Dritën), pastaj Ferizaj (nëntë) me 27 pikë, Drita (dhjetë) me 25 pikë dhe Trepça (njëmbëdhjetë) me 19 pikë, shkruan Gazetasheshi.com.

Këto janë duelet e mbetura për secilën skuadër veç e veç:

Orari i Dritës:

Java 30: Trepça – Drita
Java 31: Drita
– Hajvalia
Java 32:
Gjilani – Drita
Java 33: Drita
– Besa

Orari i Ferizajt:

Java 30: Hajvalia – Ferizaj
Java 31: Ferizaj
– Gjilani
Java 32:
Besa – Ferizaj
Java 33: Ferizaj
– Llapi

Orari i Lirisë:

Java 30:  Prishtina – Liria
Java 31:  Liria
– Trepça
Java 32:
Feronikeli – Liria
Java 33:  Liria
– Hajvalia

Orari i Trepçës:

Java 30:  Trepça – Drita
Java 31:  
Liria – Trepça
Java 32:  
Prishtina – Trepça
Java 33: Trepça
– Gjilani

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera