Sport

⚽️Ja ku do përgatitet Kosova për ndeshjen me Turqinë!

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 16 May 2017

Përfaqësuesja në futboll edhe për ndeshjen me Turqinë përgatitjet do t’i zhvillojë në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka vendosur që ekipin e tij për katër ditë ta përgatisë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Grumbullimi i Kosovës, në mungesë të një ndeshjeje miqësore, do të nisë më 5 dhe do të mbyllet më 11 qershor, kur edhe do ta zhvillojë ndeshjen e gjashtë eliminatore për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

-Advertisement-

Vetëm stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë, do ta zhvillojë në Shkodër, ku edhe do ta luhet ndeshja. Edhe dy ndeshjet e kaluara, ato kundër Kroacisë e Islandës, në mungesë të një stadiumi modern në Kosovë, Përfaqësuesja i luajti në Shkodër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera