⚽️ Shkarkohet Albert Bunjaki?

Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 12 June 2017
Albert Bunjaki i ka ditët të numëruara në stolin e Kosovës.
Humbja prej 4:1 ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” ia ka lëkundur karrigen trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaki, i cili duket se i ka ditët të numëruara në stolin e Kombëtares.
Bunjaki është kritikuar shumë pas humbjes ndaj Turqisë, që ishte e pesta me radhë për Kosovën në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018”.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë identitetin tonë, ky është ekipi që kemi, ekip sulmues dhe do të bëjmë lojë të hapur”, kishte thënë Bunjaki kur Kosova pranonte shumë gola, por duke bërë paraqitje më të mirë se ajo mbrëmë.
Ndaj Turqisë, Bunjaki la në stol disa yje, kësaj radhe duke dalë edhe kundër fjalëve të tij, i cili bëri lojë më shumë defensivë dhe sërish pranoi katër gola.
Ai la në stol ndaj Turqisë lojtarët kryesorë të skuadrës me të cilët ka luajtur pothuajse në pesë ndeshjet e mëparshme, Milot Rashica, Herolind Shala dhe Fanol Përdedaj, derisa nuk e kishte ftuar fare Paqaradën.
Bunjaki ka marrë kritika edhe për mosaktivizimin e Besart Berishës, sulmuesit që ka shkruar histori në Australi, por që për Albertin duket se është vetëm numër në skuadër dhe nuk e inkuadroi për asnjë minutë ndaj Turqisë, duke ia besuar atë pozitë, Atdhe Nuhiut.
Bunjaki duket se nuk ka frikë të rrezikojë, i cili para lojtarëve që kanë luajtur më shumë, zgjodhi Mërgim Vojvodan dhe Fidan Alitin në krahët e mbrojtjes, që debutuan për Kosovën.
18 gola të pranuar, vetëm tre të shënuar, ky është bilanci i Bunjakit me Kosovën në këto gjashtë ndeshje, i cili duket se i ka ditët të numëruara në stolin e Kombëtares.
Kosova renditet e fundit në Grupin I me një pikë, atë që cilësohet tashmë si historike e marrë në sfidën e parë ndaj Finlandës. /Gazeta Express/

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...