Sport

⚽️ Ronaldo ia jep një këshillë Neymarit para se t’i thotë “PO” PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 23 July 2017
Saga e madhe për thashethemet e transferimit të Neymar te PSG, ka bërë që e ardhmja e pa vendosur e Cristiano Ronaldos të harrohet. Tani portugezi, është rikthyer në skenë për t’i dhënë disa këshilla rivalit të tij te Barcelona.
Në fillim të kësaj vere, Ronaldo mori vëmendjen pasi daljes së lajmit se është i pakënaqur me mbështetjen që ka marrë nga Real Madridi në “luftën” me autoritet spanjolle, ku akuzohej për shmangie të tatimeve.

Por gjitha këto, janë zhdukur pas përfundimit të Kupës së Konfederatave, ku Ronaldo me Portugalinë arritën deri në gjysmëfinale.

Tani lajmi kryesor në mediet sportive, është dëshira e Neymarit për t’u larguar nga Barcelona, për t’iu bashkuar francezëve të PSG-së, që kanë shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e tij prej 222 milionë euro.

-Advertisement-

E sipas ‘Diaro Gol’, në këtë telenovelë është përfshirë edhe Cristiano Ronaldo, që është mundur t’i jep disa këshilla për Neymarin.

Mbajtësi i Topit të Artë, besohet t’i ketë thënë Neymarit që të qëndrojë në ‘Camp Nou’, ose njëmend dëshiron largimin, të presë derisa në drejtim të tij të vije një ofertë nga Manchester United.

Kjo medie po ashtu shton, se Ronaldo i ka bërë me dije Neymarit se nëse dëshiron të bëhet më i miri në botë, të qëndrojë në Camp Nou dhe të punojë për këtë gjë, pasi një kalim te Ligue 1, do të ishte një hap prapa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera