Sport

⚽️ Ramiz Lladrovci zbulon pagat e dy djemve të tij (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 00:23 | 15 June 2017
Djali i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Lapidari ka qenë një nga futbollistët e klubit shqiptar, “Kukësi”.
Këtë e ka bërë publike vet Ramiz Lladrovci në deklarimin e pasurisë, edhe pse kjo është tërësisht ilegale.

Lladrovci ka treguar se djali i tij Lapidari ka marrë 30 mijë euro pagë vjetore nga Klubi i Futbollit “Kukësi”.

“Fëmiu im, gjatë vitit 2016 ka qenë pjesë e KF Kukësi dhe pagën vjetore prej 30.000 euro e ka marrë para kesh”, ka shkruar Lladrovci, raporton Insajderi.

-Advertisement-

Ai nuk ka sqaruar nëse djali i tij ka paguar detyrimet e shtetit e as nëse kjo kontratë ka qenë ligjore, duke marrë parasysh faktin se transaksionet bankare nga klubet duhet të bëhen përmes bankës.

Por nuk është vetëm Lapidari, djali i vetëm i Lladrovcit që nga një klub futbollistik është paguar me para në dorë.

Edhe djali tjetër, Drilon Lladrovci i cili nga ekipi i tij, K.F “Flamurtari” gjysmën e pagave mujore të vitit 2016 e ka marrë kesh ndërsa në pjesën e dytë të vitit është paguar përmes bankës.

“Ndërsa D.Ll pjesën e parë të vitit 2016 pagën nga KF Flamurtari e ka marrë kesh në dorë, ndërsa pjesën e dytë të vitit 2016 e ka marrë përmes kontos.(paga fikse për muaj ka qenë 250euro)”, ka shkruar Lladrovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera