Sport

⚽️ Njihuni me lojtarin e Chelsea, që në shtatë vitet e fundit është huazuar nëntë herë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 19 July 2017
Chelsea viteve të fundit ka aplikuar një strategji të ri për afrimin e afrimin e lojtarëve të rinj.

Kampionët e Premierligës që pas ardhjes së Roman Abramovich, kanë filluar të punojnë më shumë me lojtarët e rinj, shkruan lajmi.net.

Gjatë viteve, në ‘Stamford Bridge’ kanë zbarkuar shumë lojtarë të talentuar, të cilët që në vitin e parë janë dhënë në huazim, e destinacion më i preferuar ka qenë ‘Erdeevise’.

Chelsea, lojtarët e rinj të transferuar për shumë pak para, i ka mbajtur në huazim për dy apo tre sezone, ndoshta edhe më shumë, për t’i shitur pastaj nëse lojtarët nuk kanë arritur pritshmëritë për të qenë pjesë e skuadrës së parë.

-Advertisement-

Por, një nga lojtarët më të pafat që pas transferimit te Chelsea, ka qenë portieri kroat, Matej Delac.

Delac sot 24 vjeçar, është transferuar te Chelsea në vitin 2010, pas një sezoni fantastik te Inter Zapresic në Kroaci.

Që nga ajo kohë, kur kanë kaluar shtatë vite, Delac është dhënë huazim te nëntë skuadra të ndryshme.

Ai është huazuar te Vitesse, Dynamo Ceske Budejovice, Victoria de Guimares, Inter Zapresic, Vojvodina, Sarajevo, Arles Avignon, Sarajevo dhe Mouscrfon edicionin e kaluar.

Me gjithë këto vite e këto skuadra të ndryshuara, Delac konsiderohet si lojtari që më së shumti është dhënë huazim, e që nuk ka luajtur asnjë ndeshje për skuadrën e cila zotëron kartonin e tij, Chelsea.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera