Sport

⚽️ Neymar në PSG: UEFA me komunikatë zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 02 August 2017

UEFA ka reaguar pas lajmeve që Neymar do të transferohet nga Barcelona në PSG për 222 milionë euro
Drejtuesit e UEFA-s ia kanë bërë të qartë PSG-së se duhet të ndjek rregullat e Fair Palyt Financiar dhe kanë treguar se këtë transferim do ta përcjellin në detaje.

“Transferimi i Neymarit në PSG mund të ketë efekt financiar në sezonet e ardhshme, megjithatë një transferim i tillë nuk mund të gjykohet para se të ndodh, sepse PSG mund të shes disa lojtarë të rëndësishëm”, thuhet fillimisht në njoftimin e UEFA-s.

“Të gjitha klubet në Evropë duhet të respektojnë rregullat e Fair Palyt Financiar. UEFA do të shikojë nga afër këtë transferim, për t’u siguruar se PSG ka respektuar rregullat”.

-Advertisement-

Lojtarët që pritet të largohen nga PSG gjatë kësaj vere për të ndjekur rregullat e Fair Playt janë Angel Di Maria, Serge Aurier dhe Blasie Matudi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera