Sport

⚽️ Mourinho merr një vendim shokues për merkaton

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 07 June 2017

Jose Mourinho  nuk do të marrë pjesë në negociatat e verës për transferimin e lojtarëve pasi ndihet “i lodhur nga futbolli”. Manchester United pritet të shpenzojë mbi 200 milionë sterlina për të përforcuar skuadrën e cila sezonin tjetër do të luajë edhe në Ligën e Kampioneve, pjesëmarrje që e fitoi pas triumfit në Europa League.

Image result for jose mourinho and ed woodward

Por trajneri portugez ka zbuluar se do të bëjë mënjanë nga çdo bisedim për të marrë lojtarë të rinj, ndërkohë që i ka dorëzuar zv.shefit ekzekutiv të United Ed Woodward listën e tij të kërkesave në merkato.  “Këtë vit, kam pasur sezonin më të vështirë të karrierës time. Jam i ngopur dhe i lodhur nga futbolli deri në ditën e fundit të sezonit. Premtoj se nuk do të më shihni në stadiumet e futbollit dhe se i kam thënë “stop” negociatave për lojtarë dhe shqetësimeve të merkatos. I kam dorëzuar listën time CEO në prill dhe ai ka kohë deri më 31 gusht të më japë ata që dua, ose jo”, u shpreh “Special One” i cili këtë sezon ka udhëhequr “Djajtë e Kuq” në 64 ndeshje.

-Advertisement-

Jose Mourinho is expected to spend over £200million on players in the summer

Në vitin e tij të parë në “Old Trafford” Mourinho ka fituar Community Shield, Kupën e Ligës së Anglisë dhe Europa League-n. Kjo e fundit solli edhe mundësinë për të luajtur në Champions sezonin tjetër. Por “Special One” kërkon përforcime. Për repartin e avancuar levizja e United me 100 milionë sterlina drejt Antoine Griezmann u ndal për shkak të bllokimit të merkatos së Atletico Madrid-it. Emra të tjerë për repartin e avancuar të United janë Alvaro Morata (Real Madrid) dhe Andrea Belotti (Torino). Për repartet e tjera, Nemanja Matic, Victor Lindelof dhe Michael Keane janë në listën e dëshirave të Mourinho-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera