Sport

⚽️ Milani me vendim shokues për Donnarumman

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 18 June 2017
Gianluigi Donnarumma tashmë ua ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar drejtuesve të Milanit.
18 vjeçari ka refuzuar të vazhdojë kontratën e cila skadon në qershor të vitit 2018.

Ky refuzim i tij, ka acaruar skuadrën e Milanit, sidomos drejtuesit që kanë shpresuar shumë te Donnarumma, i cili cilësohej si e ardhmja e skuadrës rossonere.

Andaj, sipas medieve në Itali, Milan ka vendosur të mos negociojë me asnjë skuadër shitjen e Donnarummas, duke e mbajtur një vit në tribuna.

Sigurisht që një veprim i tillë, nuk do të mirëpritej dhe nuk do të ndikonte për të mirë në karrierën e 18 vjeçarit italian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera