Sport

⚽️ Milan 35 milionë euro për lojtarin e madh nga Juventusi (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 25 July 2017

Milan nuk dëshiron të ndalë ‘peshkimin’ të rivali kryesor në Serie A, Juventus.

Pas transferit të bujshëm të mbrojtësit Leonardo Bonucci, Milan tani dëshiront ë bëjë edhe një transfero tjetër nga Juventusi.

Trajneri i Milanit Vincenzo Montella thuhet se dëshiron Juan Cuadrado, por Juventusi do të kërkojë 35 milionë euro për shërbimet e lojtarit, përcjell ORAinfo.

-Advertisement-

Mesfushori kolumbian ka punuar me trajnerin e kuqezinjve gjatë kohës së tyre në Fiorentinë.

Cuadrado ka kaluar dy sezonet e fundit në Torino.

Duke pasur parasysh kartonin e tij të kuq në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ardhjen e Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi në Juventus, është sugjeruar që 29-vjeçari mund të shitet këtë verë.

Sipas calciomercato.com, zyrtarisht Cuadrado nuk është për shitje, por bardhezinjtë do të shesin atë për 30 milion euro, ose edhe 25 milionë euro plus bonuse.

Faqja e internetit beson se Montella është i gatshëm të punojë përsëri me lojtarin e tij të mëparshëm, por Zonja e Vjetër do të preferonte të shiste jashtë vendit nëse ka të interesuar.

Prandaj çmimi për Milanin do të ishte afër 35 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera